Atalanta fundoset në Bergamo. Pas shtyrjes së ndeshjes për shkak të rreshjeve të dendura të shiut, skuadra e Gasperinit u dorëzua me rezultatin 3-2 në shtëpi, përballë Comos.
Sfida në “Gewiss Stadium” nisi me avantazhin e vendasve me Zappacosta, pas 18 minutave lojë, shkruan A2. Portieri Carnesechi mbrojti portën e vendasve përballë tentativave të Cutrones dhe Sergi Robertos. Por, shënjestra e lojtarëve të Comos u përmirësua në pjesën e dytë.
Menjëherë pas pushimit, Strefezza barazoi shifrat. Miqtë përfituan nga "black-out"-i i Atalantës dhe në harkun e katër minutave realizuan dy gola. Fillimisht topi shkoi në rrjetë pas autogolit të Kolasinac në të 54-tën dhe më pas erdhi rrjeta e Faderas në kundërsulm.
Në minutën e 7 të shtesës, Atalanta shkurtoi shifrat mepenalltinë e Lookman, por ishte shumë vonë për të evituar disfatën. Bluzinjtë e shohin veten në vendin e 12 në kuotën e 6 pikëve. Në anën tjetër, Como regjistroi fitoren e parë sezonale pas 5 javëve në Serie A dhe i largohet zonës së rënies nga kategoria. (A2 Televizion)