Reali e nis me gol dhe e përfundon me vuajtje ndaj Alaves

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 08:43 | Futboll

Reali e nis me gol dhe e përfundon me vuajtje ndaj Alaves

Real Madrid regjistroi fitoren e katërt radhazi në La Liga, duke vijuar ndjekjen e Barcelonës. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti me rezultatin 3-2 Alaves, në një ndeshje që u duk e mbyllur që në pjesën e parë, por që u hap në minutat e fundit nga miqtë, shkruan A2.

Madrilenët gjetën golin që në minutën e parë me Lucas Vazquez, ndërkohë që Mbappe dyfishoi shifrat në minutën e 40. 

Në fillimin e pjesës së dytë, Reali shënoi sërish me Rodrygo, por në minutat e fundit e sfidës Alaves përfitoi nga "përgjumja" e Realit duke realizuar 2 herë brenda 1 minute me Benavidez dhe Garcia.

Reali u mbrojt mirë në minutat e mbetura për të ruajtur fitoren që i jep 3 pikët e radhës në kampionat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos