Ka shkuar në 5 numri i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi pjesën jugore të Filipineve mëngjesin e së premtes.
Autoritetet janë në luftë me kohën për të kërkuar të mbijetuar nën rrënoja, pasi shumë njerëz ende mungojnë në apel.
Dhjetëra persona janë dërguar në spitale, disa në gjendje të rëndë shëndetësore, çka do të thotë se bilanci i fataliteteve mund të rritet më tej në orët në vijim.
Situata më e rëndë nga lëkundja e fuqishme paraqitet në qytetin General Santos, aty ku janë shembur dhe disa ndërtesa të mëdha.
Filipinet u goditën të premten nga një tërmet me magnitudë 6.7 Rihter, i cili u pasua më tej nga disa paslëkundje më të lehta. (A2 Televizion)