Ilir Alliu ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në A2 CNN. Ish-futbollisti i Kombëtares ka komentuar fazën kualifikuese të Botërorit dhe ka prekur një intervistë të trajnerit Sylvinho pas kualifikimit me Andorrën.
“Dua të futem pak në detaje se i kam qejf. Pas ndeshjes me Andorrën, Sylvinho i kërkoi 9 milionë shqiptarëve që të bëjnë festë. Pse? Çfarë feste kërkon? Pse duhet të festojnë 9 milionë shqiptarë, çfarë kemi fituar? Pra ti po tregon se po paralajmëron shqiptarët për Play Off-in, duke i thënë se unë dhe mund të mos e kalojë Play Off-in se kaq është mundësia. Atëherë dorëzoje punën, ik, mos na bëj për budallenj. Ky është manipulim në deklaratë, është mosmirënjohje.
Për mua, Shqipëria e ka 90% të suksesit nga lojtarët, lojtarët janë më të mirë se trajneri. Sylvinho nuk e kontrollon dot këtë nivel potencial që kemi ne sepse ndryshe do të prodhonte lojë. Golat tonë kanë ardhur nga cilësitë individuale të lojtarëve, ne nuk kemi një aksion, më vjen gjynah. E pashë televizorin dhe iu hodha sipër kur pashë golin e Kosovës me Slloveninë, vinte nga mesfusha. Gjak i ri dhe shumë intuitë për të dalë te goli”, tha Alliu. (A2 Televizion)
