Ikën uji në stadiumin e Juventusit, futbollistët e Interit kthehen në Milano pa bërë dush

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 11:14 | Futboll

Ikën uji në stadiumin e Juventusit, futbollistët e Interit

Derbi i Italisë, Juventus-Inter, u mbyll në barazim 1-1 mbrëmjen e së martës me të dyja ekipet që ndanë nga një pikë, në një takim shumë të luftuar, por edhe të kujdesshëm në të njëjtën kohë.

Si gjithmonë, ndeshje të tilla nuk mbarojnë me rënien e bilbilit nga arbitri, pasi polemikat vazhdojnë gjithmonë gjatë. Këtë herë, ishin juventinët ata që pretenduan se goli i Lautaros u realizua pas një faulli të shkaktuar më herët në mesin e fushës.

Megjithatë, detaji që është bërë publik mëngjesin e së hënës ka të bëjë me atë që iu ka ndodhur zikaltërve pas takimit. Mediat italiane raportojnë se ata janë detyruar të kthehen në Milano pa bërë dush pas takimit, pasi në “Allianz Stadium” kishte ikur uji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos