Inter ndal hapin, Juventus gati të shkurtojë diferencën

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 23:14 | Futboll

Inter ndal hapin, Juventus gati të shkurtojë diferencën

Inter nuk e mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kryesuesit e Serisë A nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1 në transfertë, ndaj Genoas, në javën e 18 të Serisë A.

Goli i Arnautovic dha përshtypjen se Interi do të merrte fitoren e radhës, por pa u mbyllur pjesa e parë, Dragusin barazoi rezultatin.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe me raste në të dyja portat, por nuk pati ndryshim tjetër rezultati. Tashmë, Juventusi që luan me Romën nesër, ka mundësinë për ta ngushtuar në dy pikë diferencën me zikaltrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos