Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Monzës, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të Serisë A. Skuadra e Simone Inzaghi u duke me mendjen te Champions-i, aty ku ditën e mërkurë do të përballet me Manchester City në transfertë.
Këtë duel, Kristjan Asllani e nisi titullar dhe qëndroi në fushë 74 minuta.
Dani Mota gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 81, ndërkohë për të shmangur humbjen mendoi Dumfries në minutën e 88.
Me këtë barazim, Interi ngjitet në kuotën e 8 pikëve në 4 ndeshje, po aq sa Juventusi dhe Torino, ndërkohë që klasifikimin e kryeson Napoli, me 9 pikë, pas fitores 4-0 ndaj Cagliari. (A2 Televizion)