Uzuni kthehet te goli në Spanjë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2024, 22:38 | Futboll


Myrto Uzuni ka shënuar sërish në kategorinë e dytë spanjolle. Në ndeshjen që Granada po luan në transfertë përballë Elche, sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e parë për të tijët.

Pas një skeme të prodhuar nga goditja e këndit, Uzuni mori një pasim nga Miquel dhe u gjend i vetëm para portës, teksa e kishte shumë te lehtë për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 55-të, shkruan A2.

Uzuni nuk ishte titullar në këtë ndeshje. I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, beratasit i mjaftuan vetëm 9 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos