Ish-sulmuesi i Tiranës, foto me Vinicius në Dubai

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2024, 23:46 | Futboll

Ish-sulmuesi i Tiranës, foto me Vinicius në Dubai

Florent Hasani ka postuar në rrjetet sociale një foto ku pozon me yllin e futbollit botëror, Vinicius Junior, ndërsa po shijon pushimet me familjen e tij. 

Fotoja mes dy lojtarëve është shkrepur në Dubai, ku dy futbollistët rastisën të ishin, pasi braziliani i Real Madrid ishte për ceremoninë e Globe Soccer Awards, shkruan A2.

Hasani aktualisht është pjesë e Rapidit në Rumani. Më parë ka luajtur te Tirana, ku fitoi dhe “Këpucën e Artë” në Superiore për sezonin 2022/23. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos