Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Nga Igli Çelmeta
21 Dhjetor 2025, 15:21 | Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në Kukës, pasi akuzohen se kanë plagosur me armë zjarri dy persona, Amarlido Cena dhe Sadik Kapica.

“Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve”, tha policia.

A2 CNN ka mësuar se bëhet fjalë për vëllezërit Fatri dhe Ndriçim Iseberi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos