Festë e madhe, San Marino merr fitoren e parë pas 205 ndeshjeve ndërkombëtare

Nga A2 CNN
6 Shtator 2024, 14:09 | Futboll

Pas 20 vitesh, San Marino arriti fitoren e parë zyrtare teksa mposhti  1-0 Lihtenshtejnin, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Nico Sensoli shënoi golin e vetëm të takimit, që i siguroi 3 pikët e para përfaqësueses së San Marinos. Skuadra që është e 210-ta në renditjen e FIFA-s, kishte fituar më parë vetëm një nga 205 ndeshjet ndërkombëtare dhe ajo ishte një miqësore kundër të njëjtit kundërshtarë, Lihtenshtejnit, në prill të vitit 2004, ku dhe atëherë fitonte 1-0.

Pas këtij suksesi, San Marino ngjitet përkohësisht e para në grupin D 1 të Ligës së Kombeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos