Mbyllet hetimi, 115 akuza rëndojnë mbi Manchester City. Rrezikohet rënia nga kategoria

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 23:38 | Futboll

Mbyllet hetimi, 115 akuza rëndojnë mbi Manchester City. Rrezikohet

Plot 115 akuza kundër Manchester City që lidhen me thyerjen e rregullave të “Fair-Play”-t financiar, presin një vendim përfundimtar pasi është mbyllur hetimi në Angli.

Ditën e premte është mbyllur dhe seanca e fundit e hetimit, që mund të sjellë gjoba të majme dhe deri në vendimin e rënies nga kategoria, shkruan A2.

Bëhet fjalë për një periudhë 14-vjeçare ku tregohet se City ka thyer rregullat financiare. 

Pep Guardiola deklaroi se nëse shpallet fajtor, ai do të qëndrojë në klub pavarësisht dënimit që mund të merret. Megjithatë, ekziston mundësia e njohur tashmë që secila nga dy palët, Manchester City dhe/ose Premier League, mund të paraqesin një apel kundër vendimit, në varësi të asaj që vendos Komisioni i pavarur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos