Amir Abrashi rinovon kontratën me Grasshopers

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 17:29 | Futboll

Amir Abrashi rinovon kontratën me Grasshopers

Amir Abrashi ka rinovuar kontratën me Grasshopers dhe për një sezon tjetër. Kështu. mesfushori i Kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e klubit zvicerian deri në vitin 2026, shkruan A2.

“Me kënaqësi njoftojmë zgjatjen e kontratës me kapitenin Amir Abrashi. 34-vjeçari i mesfushës do të qëndrojë me Zyrih dhe për një sezon tjetër”, shkruan klubi i Grasshopers.

Abrashi u rikthye te klubi i Grasshopers në verën e vitit 2021. Kapiteni i këtij klubi në Zvicër vendos kështu të rinovojë kontratën për të dytën herë brenda vitit, pasi e kishte bërë më parë në shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos