Zyrtare/ Etrit Berisha rivesh dorezat, kthehet në shtetin ku nisi karrierën si profesionist

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 14:14 | Futboll

Zyrtare/ Etrit Berisha rivesh dorezat, kthehet në shtetin ku nisi

Pas një sezoni pa futboll, Etrit Berisha ka gjetur ekip. Portieri i Kombëtares është kthyer në Suedi me Hacken FC, shtet ku e nisi karrierën si profesionist.

Nuk është Kalmari, por Hacken skuadra e re që ka përfituar shërbimet e veteranit 36-vjeçar. Të mbetur pa portierin e parë Andres Linde të dëmtuar, skandinavët hodhën sytë nga Berisha, i cili ishte pa klub që prej largimit nga Empoli në verën e vitit të kaluar.

"E njoh mirë Hacken dhe në Suedi ndihem si në shtëpinë time. E di që Hacken ka bërë vazhdimisht hapa përpara. Prandaj ishte interesante për mua të vija këtu dhe ta ndihmoja klubin të arrijë suksese të reja. Do të përpiqem të ndihmoj lojtarët e rinj. Është mirë për klubin që mund të ndaj gjithçka që kam mësuar nga përvoja ndërkombëtare", tha Berisha.

Gjatë karrierës së tij, Etrit Berisha ka luajtur me Atalantën, Lazion, Spalin, Torinon dhe Empolin në Itali. Ai ka luajtur 163 ndeshje në Serinë A, ndërsa me Kombëtaren ka luajtur 80 herë, duke marrë pjesë edhe në finalet e Euro 2016 dhe Euro 2024.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos