Brazili nuk heq dorë nga strategu italian: Merre ose lëre

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 20:20 | Futboll

Brazili nuk heq dorë nga strategu italian: Merre ose lëre

Xabi Alonson është një emër që po përflitet gjithnjë e më shumë si trajner i ardhshëm i Realit të Madridit, ndërsa pozitat e Carlo Ancelotti-t janë lëkundur ndjeshëm sidomos pas humbjes 3-0 në Londër nga Arsenali.

Megjithatë, e ardhshmja e strategut italianë mund të jetë edhe nën drejtimin e kombëtares braziliane.

E përditshmja katalanase Sport ka raportuar se Federata e Futbollit e Brazilit (CBF) i ka dhënë atij një datë përfundimtare në të cilën ai duhet t’i informojë ata për vendimin e tij: finalja e Ligës së Kampionëve.

Pa marrë parasysh nëse Real Madridi është pjesë e saj apo jo, CBF janë të etur për ta dëgjuar përgjigjen e tij më 31 maj, për t’u siguruar nëse ai mund të marrë drejtimin e tyre për kualifikimet e Amerikës së Jugut në qershor, ku Brazili do të përballet me Ekuadorin dhe Paraguain. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos