
Ish-ylli i Manchester United dhe përfaqësueses së Skocisë, Darren Fletcher, ka çdo arsye për të qenë një baba krenar, pasi binjakët e tij 18-vjeçarë, Jack dhe Tyler, kanë mbajtur shiritin e kapitenit për kombëtaret përkatëse gjatë ndeshjeve të fundit të skuadrave kombëtare.
![]()
Darren, 41 vjeç, ka luajtur 80 ndeshje për Skocinë dhe ka qenë kapiten në 16 prej tyre. Fillimisht, të dy djemtë e tij zgjodhën të përfaqësonin Anglinë në nivelin e të rinjve, por Tyler vendosi të ndjekë gjurmët e të atit dhe në tetor 2023 u rikthye për të përfaqësuar Skocinë.
Ky vendim bëri që të dy binjakët të ishin kapitenë të ekipeve të ndryshme kombëtare.
Më 22 mars, Tyler mbajti shiritin e kapitenit për ekipin U-19 të Skocisë në një ndeshje kundër Polonisë, e cila përfundoi me humbje 4-1. Ndërkohë, Jack ishte kapiteni i Anglisë U-18 më 20 mars, në barazimin 2-2 kundër Çekisë.

Vetëm pak ditë para këtyre ndeshjeve, Jack kishte shkëlqyer për ekipin U-21 të Manchester United duke shënuar dy gola në një fitore 5-1 ndaj West Brom. Të dy golat u asistuan nga Tyler.
Të dy djemtë janë produkt i akademisë së Manchester City, por u “rrëmbyen” nga Manchester United dhe premtojnë shumë për të ardhmen. (A2 Televizion)