Një fitore e jashtëzakonshme për Empolin, që ka mundur Juventusin 5-3 pas penalltive (1-1 në kohën e rregullt) dhe ka siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për herë të parë në histori.
Skuadra toskane ka shfrytëzuar një natë të dobët të Juventusit dhe ka kaluar në avantazh në minutën e 24 me një goditje të bukur nga jashtë zone nga Maleh, shkruan A2 CNN.
Ata janë afruar disa herë për të dyfishuar avantazhin, siç ndodhi me shtyllën që goditi Konate në fund të pjesës së parë. Juventus gjeti barazimin në minutën e 66, falë një aksioni të shkëlqyer të Thuram. Por, penalltitë vendosën ndeshjen: Vlahovic dhe Yildiz gabuan për Juventusin, ndërsa Empoli realizoi të katërta penalltitë e tij.
Skuadra e D'Aversa do të përballet tani me Bolonjën në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, e cila do të luhet me dy takime.
Nga minuta e parë këtë ndeshje e nisi dhe Ismajli, por u dëmtua me nisjen e pjesës së dytë dhe u detyrua të lërë fushën e lojës. (A2 Televizion)