Euro 2027 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nuk ishte thjesht një rastësi. Eventi u kërkua të organizohej nga dy vendet dhe kjo u konfirmua nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Fabula e përdorur deri më tani ishte kandidatura e veçantë dhe kërkesa e konfederatës europiane që dy vendet të bashkëpunonin.
“Kam dashuri të veçantë për të gjitha kombet e ish-Jugosllavisë. Dekadat e fundit kanë qenë shumë të trishtueshme. I gjithë Ballkani Perëndimor është një minë me sahat. Burokratët europianë nuk e kuptojnë mendësinë e Ballkanit, ish-Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Interesant është fakti se Federata Shqiptare dhe ajo serbe, të mbështetura nga qeveritë e dy vendeve, kanë shprehur dëshirën për të organizuar Euro 2027 së bashku. Një dëshmi e mëtejshme se sporti është mbi politikën”, u shpreh Ceferin.
Organizimi i përbashkët i eventit, që për historinë dhe gjenocidin serb në Kosovë ka shkaktuar reagime të shumta në të gjitha trojet etnike, parashikohet të nisë në Serbi, ndërsa finalja të luhet në Tiranë. (A2 Televizion)
Konfirmimi i presidentit të UEFA: Euro 2027-ën e kërkuan vetë Shqipëria dhe Serbia
