Skandal në Korçë, përballja Skënderbeu-Dinamo, kupa kthehet në teatër

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 21:15 | Futboll

Skandal në Korçë, përballja Skënderbeu-Dinamo, kupa

Dyshime të forta për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Dinamo, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Goli i dytë i Dinamos në minutat shtesë, që barazoi rezultatin e përgjithshëm në 2-2 shfaq një sjellje të pazakontë të lojtarëve korçarë në fushën e lojës.

Në minutat shtesë të takimit, shumë futbollistë të Dinamos të hedhur në sulm provojnë të godasin portën dhe mbrojtësit e Skënderbeut qëndrojnë statikë deri në shënimin e golit.

Edhe festa e dinamovitëve ishte e vakët. Me ndeshjen që kaloi në shtesa, Dinamo u kualifikua në gjysmëfinale pasi shënoi edhe dy herë të tjera në portën e korçarëve

Një skandal i vërtetë që vazhdon t’i humbasë besueshmërinë futbollit shqiptar dhe të largojë tifozët nga stadiumet, që tashmë janë thuajse të boshatisura.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos