Çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë Vllaznia-Elbasan dhuron emocione të shumta me shkodranët që festuan në fund, pasi koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 3-3, ndërsa vendasit triumfuan me penallti.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, ndërsa dy gola të shpejtë u shënuan me nisjen e pjesës së dytë. Në minutën e 90, Vllaznia shënoi golin e tretë, por në në shtesë Elbasani barazoi rezultatin në 3-3. 30 minutat e shtesës nuk dhuruan gol, ndërsa u deshën 14 penallti për t’i dhuruar shkodranëve biletën e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, shkruan A2 CNN.
Me shumë vështirësi, Partizani arriti të mposhtte Laçin 2-1 edhe pse luajti një pjesë të madhe të takimit me një lojtar më pak. (A2 Televizion)