Pas dy humbjesh radhazi, Chelsea u rikthye te fitorja në Premier League, duke mundur 4-0 Southampton në “Stamford Bridge”.
Tre gola në pjesën e parë “e vranë” ndeshjen në Londër. Nkunku, Neto dhe Colwill realizuan dhe mbyllën 45 minutat e para me rezultatin 3-0.
Edhe në pjesën e dytë, asgjë nuk ndryshoi. Marc Cucurella la dhe firmën e tij dhe mbylli takimin me fitoren e pastër 4-0, shkruan A2.
Pas këtij suksesi, Chelsea është në vendin e katërt me 46 pikë, 1 larg Nottingham Forest.
Në sfidat e tjera, Aston Villa u mund 1-4 nga Crystal Palace, ndërsa Brighton fitoi 2-1 me Bournemouth. (A2 Televizion)