Arbitrat shqiptar po marrin dhe më shumë vëmendje në arenën europiane dhe këtë javë janë përzgjedhur sërish për të vendosur drejtësi.
Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën i cili është caktuar si arbitër kryesor në sfidën Vitoria-Fiorentina, të enjten në orën 21:00, sfide kjo e vlefshme për Conference League.
Sa i përket ndihmësve të tij, do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitri i katërt është Albert Doda ndërsa i pesti Kreshnik Barjamaj.
Edhe javën e kaluar, Juxhin Xhaja vendosi drejtësi në arenën europiane në ndeshjen Hofenhaim-Steaua e Bukureshtit, ndeshje e vlefshme për Europa League. (A2 Televizion)