Kategoria Superiore, Egnatia vijon e qetë marshimin në krye, 8 pikë larg Partizanit

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 16:54 | Futboll

Kategoria Superiore, Egnatia vijon e qetë marshimin në krye, 8

Egnatia vijon e qetë marshimin në krye të Superligës. Rrogozhinasit mundën 4-1 Kukësin në ndeshjen e javës së 20 dhe shkëputen me 8 pikë nga Partizani ndjekës ndonëse të kuqtë kanë një ndeshje më pak.

Ekipi i Edlir Tetovës nuk kishte mëshirë dhe që në pjesën e parë hipotekoi fitoren.

Malota, Fernando dhe Gjata lanë firmën e tyre në 45 minutat e para ndërsa në fraksionin e dytë. Lojtari i ardhur këtë merkato Montenegro shënoi dhe golin e katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos