Napoli siguron finalen e Kupës së Italisë, bind ndaj Fiorentinës

Nga Erald Kodhelaj
19 Janar 2024, 13:33 | Futboll

Napoli siguron finalen e Kupës së Italisë, bind ndaj

Napoli siguroi finalen e Kupës së Italisë teksa mundi 3-0 Fiorentinën. Një ndeshje pa histori për napoletanët që nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren.

Pavarësisht formës që po kalojnë në kampion, Napoli tregoi një tjetër fytyre në Kupë dhe që në fillim provoi forcën.

Simeone zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, ishte talenti Alessio Zerbin që shënoi dhe dy gola të tjerë dhe hipotekoi kualifikimin në finale. Aty napoletanët do të përballen me fituesin e çiftit Inter-Lazio.

Finalja do të luhet në 22 janar në orën 20:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos