Kategoria Superiore, Vllaznia përballë Erzenit për fitoren e pestë radhazi

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 16:57 | Futboll

Kategoria Superiore, Vllaznia përballë Erzenit për fitoren e

Vllaznia kërkon vazhdimësi në kampionat. Shkodranët vijnë pas 4 fitoresh radhazi dhe me përforcimet e fundit, skuadra është gati.

Kuqeblutë do të bëjnë llogaritë pa mesfushorin Ardit Krymi i cili ka plotësuar 4 kartonë të verdhë ndërsa rikthehet mbrojtësi Marko Juric.

Shkodranët janë besimplotë për një tjetër rezultat pozitiv. Kështu deklaroi dhe trajneri Qatip Osmani në prag të sfidës ku mes të tjerash tregoi se objektivi i shkodranëve është ta mbyllin sezonin mes 4 më të mirëve.

Për të ndihmuar në këtë arritje, mund të shërbejë afrimi i një emri të madh si Shkodran Mustafi.

Kampioni i botës me Gjermaninë po negocion me Vllazninë mundësinë e transferimit në “Loro Boriçi”. Këtë e konfirmoi trajneri Qatip Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos