“Interi është favorit në derbin e Milanos, por gjithçka varet nga Leao”

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 23:51 | Futboll

“Interi është favorit në derbin e Milanos, por

Fabio Capello ka dhënë vlerësimin e tij përpara “Derby della Madonnina”, duke theksuar se aktualisht Interi duket më i fortë se Milani, por ndeshja mund të marrë drejtim të ndryshëm në varësi të formës së Rafael Leaos. Të dy ekipet milaneze ndodhen shumë pranë në krye të renditjes së Serie A dhe sfida e fundjavës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në garën për titullin.

Në një prononcim për Sky Sport Italia, ish-trajneri i Milanit dhe një figurë që e ka përjetuar shpesh këtë duel nga stoli, kujtoi atmosferën që e shoqëron derbin. Sipas Capello, kjo ndeshje ka peshë të madhe jo vetëm për qytetin e Milanos, por edhe për gjithë Italinë, pasi tifozët e të dyja skuadrave janë të shumtë në çdo rajon, shkruan A2 CNN.

Ai theksoi se trajnerët dhe lojtarët përjetojnë një javë të mbushur me tension e pritshmëri, ndërsa shtoi se Massimiliano Allegri ka qenë një figurë me rezultate të shkëlqyera te Milani dhe mund të dijë si t’i vërë në vështirësi zikaltërit. Sa i përket Leaos, Capello u shpreh se shumëçka do të varet nga mënyra se si lojtari portugez “zgjohet atë mëngjes”, pasi ai mund të ndryshojë fatet e ndeshjes me një shkëndijë të vetme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos