Kombëtarja arrin në Serbi, pritet nën masa të rrepta sigurie

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 15:06 | Futboll

Në orën 12:28 minuta avioni i kompanisë “Air Albania”, i pagëzuar si Naimi, u nis nga pista e aeroportit të Rinasit me kombëtaren e Shqipërisë në bord, për të fluturuar drejt Serbisë.

Djemtë kuqezi pas 49 minutash ateruan në aeroportin e Nishit, të blinduar nga Xhandarmëria serbe. Avioni u ul rreth orës 13:20 dhe pas procedurave përkatëse, ekipi iu drejtua menjëherë hotelit i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Në orën 16:30 trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj do të flasin për mediat nga stadiumi “Duboçica” i Leskovacit, ndërsa ekipi në orën 17:30 do zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të shtunës.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është e vlefshme për grupin K kualifikues për Kupën e Botës 2026. Të dyja përfaqësueset luftojnë për një vend në “play-off”, pasi Anglia tashmë thuajse e ka hipotekuar vendin e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos