Vetëm 2 ditë para përballjes së Serbi-Shqipëri, mediat serbe janë “përfshirë nga paniku” pas një deklarate të modeles shqiptare Juliana Nura, e cila ka bërë bujë në Beograd.
Sipas të përditshmes serbe Kurir, Nura, e njohur si personazh televiziv në Prishtinë, ka thënë në një emision se do të udhëtojë drejt Leskovcit për të ndjekur ndeshjen, duke shtuar se ka siguruar edhe biletën e hyrjes dhe se posedon pasaportë finlandeze.
Deklarata e saj ka mjaftuar që mediat serbe ta shpallin “skandal ndërkombëtar”, duke e përshkruar si “provokim të qëllimshëm” dhe duke kujtuar incidentin e famshëm të vitit 2014 në Beograd.
Në rrjetet sociale serbe, reagimet kanë qenë të ashpra, ndërsa disa media kanë shkruar se “shqiptarët po përgatisin provokime në stadium”, pavarësisht se autoritetet serbe kanë ndaluar zyrtarisht hyrjen e tifozëve shqiptarë në këtë ndeshje.
Ndeshja Serbi–Shqipëri konsiderohet takim me rrezik të lartë sigurie, dhe pritet të zhvillohet nën masa të forta kontrolli në Leskovac, pa praninë e tifozëve shqiptarë. (A2 Televizion)