Kuqezinjtë gati për Serbisë, nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 18:33 | Futboll

Kuqezinjtë gati për Serbisë, nesër udhëtojnë drejt

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, shkruan A2 CNN.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos