“Masat e sigurisë vetëm na karikojnë”, Hysaj: Duhet të japim më shumë se 100% ndaj Serbisë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 17:03 | Futboll

“Masat e sigurisë vetëm na karikojnë”, Hysaj: Duhet

Elseid Hysaj ka folur për mediat, në prag të ndeshjes me Serbinë, ku mbrojtësi i Kombëtares u shfaq krah trajnerit brazilian Silvinjo.

Teksa e cilëson ndeshjen e nesërme si tepër të rëndësishme dhe me shumë emocion, Hysaj shprehet se Shqipëria ka shkuar në Serbi vetëm për fitore.

“Masat e sigurisë kanë qenë edhe herën e kaluar, besoj një gjë për sigurinë e tyre. Mund të na japin karikim, meqë jemi të mbrojtur. Normalisht që në ndeshjen e kaluar fitorja ishte për ne se luajtëm mirë dhe të them të drejtën këtu kemi ardhur me të njëjtën gjë. Një ndeshje është, ndeshje futbolli që nuk dihet si mund të shkojë, siç ishte në Shqipëri, por futbolli është futboll, mund të kesh raste ti, të shënosh apo humbasësh, thjesht të japim 100% dhe pastaj të shohim si do të shkojë pas ndeshjes. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim a humbje, siç e thashë duhet të jemi të përqendruar”, tha Hysaj.

Hysaj e mbylli fjalën e tij me deklaratën se nesër në fushë 11 djemtë e Kombëtare do të japin më shumë se 100% të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos