Pllakos heshtja në “Fadil Vokrri”, Turqia kalon në avantazh

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 21:50 | Futboll

Pllakos heshtja në “Fadil Vokrri”, Turqia kalon në

Turqia ka kaluar në avantazh në minutën e 53 të ndeshjes, pas një aksioni individual të Yildiz.

Ylli i Juventusit hyri në zonë, pasoi për Kokçu, i cili goditi keq, por topi shkoi në këmbët e Akturkoglu, i cili e shtyu në rrjetë, shkruan A2.

Kosova pati rastin më të mirë në pjesën e parë, me Fisnik Asllanin që goditi shtyllën, ndërsa më pas Muriqi nuk arriti të shtynte topin në rrjetë.

Kjo përballje është e vlefshme për finalen e “playoff”-it, me ekipin fitues që do të marrë biletën për Botërorin e këtij viti.



(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos