Përfaqësuesja Shpresa humbet dy lojtarë, në kuadër të ndeshjes me Zvicrën në transfertë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2025.
Pas mbrojtësit Ardian Bajrami, i cili i është bashkuar Kombëtares A, trajneri Bushi nuk do të ketë të gatshëm as mesfushorin Dejvid Janaqi dhe sulmuesin Kristian Shpendi.
Të dy futbollistët janë të dëmtuar dhe u larguan nga 21-vjeçarët. Për të plotësuar kontingjentin, tekniku kuqezi grumbulloi në ekip sulmuesin Ardit Nikaj.
Shkodrani, i cili aktivizohet te Skënderbeu, do të vendoset menjëherë në dispozicion të ekipit Shpresa për duelin me Zvicrën, në datën 6 shtator. (A2 Televizion)