Vllaznia prezanton një sulmues të ri ditën e fundit të merkatos

Nga A2 CNN
3 Shtator 2024, 17:40 | Futboll

Vllaznia prezanton një sulmues të ri ditën e fundit të

Vllaznia ka vendosur të përforcojë më tej ekipin në ditën e fundit të merkatos.

Klubi shkodran ka njoftuar afrimin e një sulmuesi afrikan 21-vjeçar.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t'iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon. Mirë se erdhe në familjen Essanga Matouti”, shkruan klubi shkodran në rrjetet sociale, siç raporton A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos