Përfaqësuesja U21 luan sot në “Elbasan Arena” një miqësore luksi, pasi përballë ka një ekip me shumë emër si Gjermania.
Në radhët e Gjermanisë bie në sy se titullarë në takimin e sotëm janë dy shqiptarët që ndiqen nga Sylvinho, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper, shkruan A2.
Ndërkohë, në radhët e ekipit tonë U21 ka vetëm një përfaqësues nga kampionati shqiptar, portieri Aron Jukaj.
Titullarë luajnë edhe lojtarët e grumbulluar nga Kombëtarja A, Fetai dhe Brruti.
(A2 Televizion)