Zhgënjen Kombëtarja, vetëm një fitore minimale ndaj Gjibraltarit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 20:07 | Futboll

Zhgënjen Kombëtarja, vetëm një fitore minimale ndaj

Një penallti e Jasir Asanit i ka dhënë fitoren minimale Shqipërisë në miqësoren ndaj Gjibraltarit.

Në një ndeshje ku Sylvinho eksperimentoi me formacionin, kuqezinjtë u treguan pak aktivë në pjesën e parë, me sinjalet e vetme drejt portës që erdhën nga gjuajtjet e Medon Berishës nga distanca.

Situata ndryshoi në pjesën e dytë, kur nga fusha u larguan Broja e Daku, për t’i bërë vend Hoxhës e Shpendit, që shtuan shpejtësinë e manovrës, shkruan A2.

Fatin e ndeshjes e vendosi një penallti e fituar nga Shpendi dhe e ekzekutuar nga Asani, që i dha kësisoj avantazhin kuqezinjve të cilët e administruan deri në fund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos