Kombëtarja shqiptare zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit.
Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë, përcjell A2.
Pasdite ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.
Të martën, në 20:45, Shqipëria luan kundër Lituanisë në “Arenën Kombëtare”, një ndeshje vendimtare për fatet e kualifikimit për në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm. Momentalisht skuadra renditet në vendin e dytë në grupin K, me 5 pikë në 4 ndeshje të zhvilluara.
Vendin e parë e mban Anglia me 9 pikë nga 3 ndeshje të luajtura deri tani.
(A2 Televizion)