Sylvinho eksperimenton ndaj Gjibraltarit, publikohet formacioni

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 17:11 | Futboll

Sylvinho eksperimenton ndaj Gjibraltarit, publikohet formacioni

Shqipëria luan sot miqësoren ndaj Gjibraltarit, që shërben si test për të provuar gjërat për atë që është sfida e vërtetë, dueli ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit.

Trajneri Sylvinho ka vendosur t'i japë minuta disa lojtarëve që kishte parë më pak, shkruan A2.

Dhe në fakt eksperimentet në formacion nuk mungojnë, duke filluar nga porta ku është Dajsinani titullari. Aliji në krahun e majtë të mbrojtjes shoqërohet nga emrat e zakonshëm në prapavijë Kumbulla në qendër dhe Hysaj djathtas. Ndërkohë ka hapësirë në qendër për Maldini Kaçurrin, i cili u ftua pas largimit të Adrian Bajramit.

Treshja e mesfushës është risi gjithashtu, me Berishën, Pajazitin e Bajramin.  

Në sulm, Daku është në qendër, me Asanin në të djathtë e Brojën në të majtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos