Arijon Ibrahimoviç, që aktualisht është pjesë e Bayern Munich por së fundi u huazua tek FC Heidenheim mund ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi i cili ekskluzivisht për KosovaPress ka zbuluar se janë në bisedime intensive për ofrimin e futbollistit të Bayern-it, Arijon Ibrahimoviç.
“Arijon Ibrahimoviçi është njëri nga ta edhe sigurisht që ne do t'i kemi edhe kontaktet tash shumë shpejtë edhe me të, me familjen e tij domethënë me babanë e tij sidomos, i cili është nga rajoni i Prizrenit, jeton në Prizren dhe sigurisht nëpërmjet edhe disa njerëzve të cilët ata vetë janë angazhuar për të ardhur Ibrahimoviçi në Kosovë. Do takohemi tash në kohën e pushimeve dhe të shohim si është”, bëri të ditur Ademi.
Kujtojmë se FFK së bashku me trajnerin Foda po vazhdojnë të kërkojnë emra të rinj për t’i sjellë në Kombëtaren e Kosovës në futboll. (A2 Televizion)