Tragjedia e Diogo Jotas, nga operacioni në mushkëri te trageti për në Angli

Nga Dea Kozma
4 Korrik 2025, 11:54 | Futboll

Tragjedia e Diogo Jotas, nga operacioni në mushkëri te trageti

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të Liverpool Diego Jota se bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Teksa ishte duke parakaluar me mjetin e tij Lamburxhini në një provincë të Spanjës, goma e pasme e makinës ka shpërthyer çfarë ka bërë që futbollisti të humbte kontrollin.

Siç raportohet në mediat angleze, 28 vjeçari kishte kryer së fundmi një operacion në mushkri dhe për këtë mjekët e kishin këshilluar të shmangte udhëtimet me avion. Mirëpo fati ndonjëherë mund të jetë tragjik.

Zgjedhja për të kaluar Spanjën me makinë dhe më pas për të udhëtuar me det drejt Britanisë së Madhe  si në rastin e Diogo Joto rezultoi fatale për futbollistin dhe vëllain e tij 25 vjeç.  

Pas kësaj ngjarje tragjikë, Liverpool vendosi të tërheqë përfundimisht numrin 20, numër që mbante në fanellë sulmuesi portugez. Diogo Joto erdhi te Liverpool në vitin 2020 ishte protagonist në titullin e 20 të The Reds dhe mbante mbi shpinë po të njëjtin numër. 

Mesazhe të shumta ngushëllimi i janë dërguar dhe familjarëve dhe klubit të kuq. Tifozët i kanë vendosur kurora me lule pranë stadiumin të Anfield ndërsa shumë ekipe europiane dhe jo vetëm e kanë nisur stërvitjen me 1 minuta heshtje në nder të portugezit. 

Diogo Jota ishte 28 vjeç, baba i tre fëmijëve ku më i vogli ishte 7 muajsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos