
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në rrugor "Tepelenë-Memaliaj". Policia njofton se një 42-vjeçar ka aksidentuar me automjetin e tij një 45 vjeçar. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor "Tepelenë-Memaliaj", shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(A2 Televizion)