Në Spanjë ishin të sigurt se Nico Williams ishte futbollisti i ri i Barcelonës, mirëpo një lëvizje e fundit i ka surprizuar të gjithë tifozët.
Nico Williams ka rinovuar kontratën me Athletic Bilbaon, deri në vitin 2035, shkruan A2.
Ishte vetë klubi bask që e zbuloi këtë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ashtu si verën e kaluar, 22-vjeçari mbetet një ëndërr për Barcelonën që tani i duhet të nisë negociatat për një tjetër sulmues.
Spanjolli Williams nga marrëveshja e re ka përfituar rritje të pagës, ndërsa edhe klauzola e lirimit të tij është rritur me 50% duke shkuar në 116 milionë euro. (A2 Televizion)