Botërori i Klubeve, sot nis faza çerekfinale. Al Hilal përballë Fluminense

Nga Dea Kozma
4 Korrik 2025, 14:05 | Futboll

Botërori i Klubeve, sot nis faza çerekfinale. Al Hilal

Sot e gjithë vëmendja kthehet te çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku dy ekipet që bënë surprizën këtë sezon Al Hilal dhe Fluminense do të përballen me njëra-tjetrën për një biletë më tej.

Kushdo që priste Interin dhe Manchester City në këtë çerekfinale, u zhgënjyen. Zikaltërit u mundën 2-0 nga brazilianët Fluminense, ndërsa “Qytetarët” u mposhtën 4-3 në kohën shtesë nga Al-Hilal i Simone Inzaghi, shkruan A2.

Tani arabët ëndërrojnë gjysmëfinalet. Në letër janë ata favoritë në këtë sfidë mirëpo përballë veteranit Thiago Silva do të jetë e vështirë. Fluminense po garon për një gjysmëfinale ëndrrash dhe historike.

Në anën tjetër, tre orë pas mesnate, Chelsea përballet me Palmeiras. Ndërsa të shtunën do të luhen dhe dy takimet e tjera. Bayern që përballet me PSG, ndërsa Real Madrid që sfidon Borussia Dortmund.

Emocionet dhe spektakli është i garantuar në këtë fazë të Kupës së Botës, ku çdo gabim mund t’i kushtojë shumë secilës skuadër.

Çerekfinalja mes Al Hilal dhe Fluminense do të luhet sot në mbrëmje, duke nisur prej ores 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos