Kosova e ka mbyllur me humbje fazën eliminatorë të vlefshme për kampionatin europian të futbollit Euro 2024 që do të zhvillohet në fillim të kësaj vere në Gjermani.
Dardanët janë mundur me rezultatin minimal 0-1 në shtëpi nga Bjellorusia e cila po ashtu i rrëmbeu Kosovës dhe vendin e katërt në renditjen e grupit I.
Trajneri Gliha tentoi të zhvillonte një ndeshje me shumë ndryshime në ekipin e parë, gjë që i shërbeu për të parë lojtarët e rinj.
Goli i avantazhit për miqtë u shënua nga Antilevskiey në minutën e 43 të takimit dhe prej atij momenti portat mbetën të paprekura ndonëse rastet nuk munguan. (A2 Televizion)