Egnatia ka fituar ndeshjen e parë ndaj Breidablik, në Rrogozhinë, të vlefshme për turin e parë eliminator të Champions League.
Skuadra e Edlir Tetovës dominoi ndeshjen përballë islandezëve, të cilët kërkonin të administronin rezultatin më shumë në pritje të ndeshjes së dytë, shkruan A2.
Pavarësisht rasteve të shumta, goli erdhi vetëm në shtesë, kur debutuesi Gruda shënoi golin e fitores 1-0 që i jep një avantazh ekipit rrogozhinas. (A2 Televizion)