Drita, kampionia e Kosovës, ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Differdange, ekipit nga Luksemburgu, në duelin e parë të vlefshëm për eliminatoret e Champions League.
Goli i sulmuesit Arb Manaj, në minutën e 73, vendosi këtë përballje, shkruan A2.
Drita dominoi nga fillimi në fund takimin, duke regjistruar plot 7 gjuajtje në kuadrat kundrejt 1 të skuadrës mike.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas 1 jave, në Luksemburg, aty ku kampionët e Kosovës shkojnë me avantazh.
(A2 Televizion)