Kualifikueset e Botërorit 2026/ Anglia merr fitoren e radhës, fiton 3-0 ndaj Letonisë

Nga Dea Kozma
25 Mars 2025, 14:53 | Futboll

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Anglia merr fitoren e radhës, fiton

Anglia regjistroi fitoren e radhës në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja e “Tre Luanëve” fitoi pa vështirësi ndaj Letonisë, duke e mundur me shifrat 3-0 në Uembli, shkruan A2.

Xhejms zhbllokoi shifrat dhe pas tij Kejn dhe Eze në pjesën e dytë blinduan tre pikët për Anglinë.

Pas këtij suksesi, Anglia konfirmon se është ekipi më i fortë në grupin K. Pas dy ndeshjeve të para, anglezët udhëheqin në grup me gjashtë pikë, ndërsa Shqipëria e Letonia kanë nga tri pikë.

Në fund qëndron Andorra me 0 pikë. Ndeshjen e ardhshme, Anglia e ka më 7 qershor përballë Andorrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos