Sot në mbrëmje do të luhet dhe ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mes Lazios dhe Juventusit. Zonja e vjetër vjen në avantazhin e dy golave pas takimit të parë në Torino dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm për t’u kualifikuar në finale.
Megjithatë llogaritë nuk janë mbyllur. Lazio do të bëj çmos për të marrë një biletë më tej ne Olimpiko dhe me përkrahjen e tifozerisë së zjarrtë. Sa i përket mungesave, dy ekipet janë në gjendjen më të mirë dhe do të luajnë në fushë me formacionin më të mirë.
Takimi Lazio-Juventus do të luhet sot në mbrëmje në orën 21;00. Ndërkaq nesër në po të njëjtën orë do të luhet dhe gjysmëfinalja tjetër Atalanta-Fiorentina me vjollcënt që janë në avantazhin e një goli në takimin e parë. (A2 Televizion)