Përqafoi një vajzë në fushë, pezullohet portieri, gjobitet me 4400 euro (VIDEO)

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 18:20 | Futboll

Përqafoi një vajzë në fushë, pezullohet portieri,

Prania e vajzave në eventet sportive dhe veçanërisht në lojërat ku përfshihen ekipet e meshkujve është një histori... e dhimbshme, me regjimin e Teheranit që ka bërë disa lëshime të vogla vitet e fundit .

Që nga viti 2019, pas gati 40 vitesh ndalime, ata janë lejuar të hyjnë në stadiumet e futbollit, një vendim i ardhur pas vdekjes tragjike të 29-vjeçares Sahar Jodayari. Kjo e fundit ishte maskuar si mashkull për të parë ndeshjen e Esteghlal me Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe, por u pikas dhe u arrestua. Jotayarim e njohur edhe si “vajza blu” (nga ngjyrat e Esteghlalit) qëndroi në paraburgim për dy ditë dhe u la e lirë, por kur mësoi se do të dalë në gjyq dhe rrezikon 6 muaj burg, i vuri flakën vetes.

Pothuajse 5 vjet më vonë dhe teksa vajzat tani mund të ndjekin ndeshjet në stadium, u regjistrua një incident tjetër ku përsëri përfshihej një tifoze femër e Esteghlal, por edhe portieri ndërkombëtar i ekipit të Teheranit, Hossein Hosseini.

Ai zgjodhi që ta përqafonte, por kjo i kushtoi jo pak. Si pasojë e këtij vendimi, ai u dënua me një ndeshje pezullim dhe 4400 euro gjobë për “sjellje të pahijshme ndaj zyrtarëve të ndeshje”.

A2 CNN Livestream

Latest Videos