Kupa e Shqipërisë, Vllaznia gati për Egnatian, kuqeblutë optimistë

Nga Erald Kodhelaj
23 Prill 2024, 16:35 | Futboll

Kupa e Shqipërisë, Vllaznia gati për Egnatian, kuqeblutë

Ndeshja më e fortë në letër në këtë stad të kampionatit është ajo në Shkodër ku Vllaznia pret Egnatian. Dy ekipe rivale direkte dhe për titullin kampion.. Jo më kot është konsideruar dhe nga ekspertet e futbollit si një finale e parakohshme e futbollit shqiptar, kjo për atë që kanë treguar këto dy ekipe në fushën e blertë dhe ambiciet maksimale që ato kanë shfaqur.

Rrogozhinasit vijnë me avanatzhine një goli në pjesën e parë megjithatë në “Loro Boriçi” nuk do të jetë aspak e lehte aq me tepër që përballë do të kenë tifozerinë e zjarrtë shkodrane. Ekipi i Edlir Tetovës javën e kaluar siguroi një vend mes 4 ekipeve më të mira ndërsa shkodranët barazuan në “Niko Dovana”.

Pavarësisht historisë dhe ecurisë së këtyre dy ekipeve, kjo ndeshje premton  një lojë të bukur dhe shumë të luftuar ndonëse në fund vetëm një skuadër mund të sigurojë finalen e 14 majit në Arenën Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos