Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Italiani Francesko Moreiro merr drejtimin e ekipit vlonjat pas largimit të spanjollit Garsia.
Moreiro rikthehet në futbollin shqiptar pas eksperiencave të mëparshme me Laçin dhe Dinamon, ndërsa këtë herë e gjen Flamurtarin në një moment të vështirë, me vetëm dy pikë në vendin e fundit të renditjes së Superiores.
Francesco Moreiro në karrierën si futbollist ka veshur fanellën e Interit, Romës dhe Napolit në Serinë A italiane, ndërsa kulmin si trajner e ka pasur kur drejtoi ekipin e Leçes në 2013.
Sakaq klubi vlonjat pritet të bëjë publik edhe përbërjen e stafit teknik në ditët në vijim, ndërsa objektivi i menjëhershëm mbetet rikthimi i skuadrës te rezultatet pozitive. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )